E diel, 8 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

Bruno Mars rrëmben çmimet Grammy

Bruno Mars surprizoi mbrëmjen e së dielës në nju Jork, gjatë ndarjes së çmimeve Grammy Awards. Këngëtari amerikan rrëmbeu 6 trofe, përfshirë 3 më të rëndësishmit, “Artist of the Year”, “Record of the Year” dhe “Song of the Year”.

 

Albumi “24K Magic” u shpall albumi më i mirë i vitit, ndërsa “That’s what i Like” u shpall kënga më e mirë e vitit.

 

Reklamë

Kritikët mendonin se trofeu për albumin më të mirë të vitit do të shkonte për Tour de Force.

 

Edhe Kendrick Lamar, dominoi shfaqjen që bëri bashkë artistët më të famshëm të Hollivood, duke rrëmbyer më shumë çmime, pas Bruno Mars.

 

Gjatë ceremonisë nuk munguan as zhgënjimet. Jay Z, më i nominuari i mbrëmjes, nuk arriti të siguronte asnjë trofe.

 

Ndërkohë, për herë të parë pas një dekadë e gjysmë, ceremonia e ndarjes së Çmimeve Grammy, nuk u mbajt në Los Angelos, por në sallën Madison Square Garden në New York.

 

Gjatë ceremonisë, nuk mungoi as protesta e trëndafilave të bardhë, që dënon abuzimin seksual në botën e showbiz.

Vazhdo të lexosh

Reklamë