Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
24 April 2026
Vizion fokus

Trump merr pjesë në bisedimet SHBA–Liban–Izrael në Washington

Me 76 vota pro, miratohet projektligji për krijimin e...

Alibeaj: Duhen ndryshime kushtetuese, por jo ashtu siç kërkojnë...

Petraj: SPAK do të vijojë ndër vite! Kalaja: Është...

Kikia: Rama dhe Berisha kanë ndërruar role, komike situatat...

Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërrohet...

Alibeaj: Shqipëria të krijojë kushte për investimet e Perëndimit,...

Kalaja: SPAK ka bërë hapa pas nën drejtimin e...

Aksident tragjik në Kavajë, humb jetën këmbësori

Kikia: SPAK nën drejtimin e Brahos është bërë më...

Brunei heq vizat për shtetasit e Kosovës

5 Maj 17:36

Brunei i ka hequr vizat për shtetasit e Kosovës, duke u bërë vendi i dytë nga Azia Juglindore brenda javësh që mundëson udhëtim pa viza për kosovarët pas Malajzisë, njoftoi të hënën presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani njoftoi se  gjatë vizitës së saj shtetërore në Brunei, e ka nënshkruar një marrëveshje bashkë me sulltanin dhe kryeministrin e Bruneit, Sultan Haji Hassanal Bolkiah, për heqjen e vizave ndërmjet dy vendeve.

“Ky vendim është një hap i rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve dhe një lehtësim konkret për qytetarët tanë, duke përmirësuar ndërlidhjen, shkëmbimet kulturore dhe ekonomike”, tha Osmani.

Brunei – një sulltanat i pavarur islamik – ndodhet në bregun verior të ishullit Borneo në Azinë Juglindore. Në veri kufizohet me Detin e Kinës Jugore, ndërsa në të gjitha anët e tjera kufizohet me shtetin lindor Saravaku të Malajzisë.

Osmani e cilësoi këtë marrëveshje si “një tjetër dëshmi e miqësisë dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe sulltanatit të Bruneit”.

Kosova dhe Brunei kanë lidhje zyrtare diplomatike, megjithëse të kufizuara. Kosova nuk ka ambasadë apo konsullatë në Brunei dhe Brunei nuk ka përfaqësi diplomatike në Prishtinë.

Brunei e njohu pavarësinë e Kosovës më 2012, katër vjet pasi Prishtina e shpalli atë nga Serbia më 2008.

Në fund të muajit të kaluar, Malajzia – një vend tjetër në Azinë juglindore – i hoqi vizat për shtetasit e Kosovës për udhëtime të shkurtra 30-ditore.

Deri tani, Brunei ka qenë në mesin e 37 vendeve të botës ku kosovarët detyrohen të pajisen me vizë pasi të kenë mbërritur në vendin e vizitës.

Tani, Brunei bëhet vendi i 54-të ku kosovarët mund të udhëtojnë lirshëm pa regjim vizash.REL

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
brunei Kosova Viza Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Trump merr pjesë në bisedimet SHBA–Liban–Izrael në Washington

më shumë...

Me 76 vota pro, miratohet projektligji për krijimin e Agjencisë së Arsimit

më shumë...

Alibeaj: Duhen ndryshime kushtetuese, por jo ashtu siç kërkojnë t’i bëjnë Rama dhe Berisha

më shumë...

Petraj: SPAK do të vijojë ndër vite! Kalaja: Është i paprekshëm, por duhet rol më i fortë i SHBA-së

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:07

Trump merr pjesë në bisedimet SHBA–Liban–Izrael në...

10:50

Me 76 vota pro, miratohet projektligji për...

10:48

Alibeaj: Duhen ndryshime kushtetuese, por jo ashtu...

10:46

Petraj: SPAK do të vijojë ndër vite!...

10:33

Kikia: Rama dhe Berisha kanë ndërruar role,...

10:12

Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE...

9:54

Alibeaj: Shqipëria të krijojë kushte për investimet...

9:49

Kalaja: SPAK ka bërë hapa pas nën...

9:48

Aksident tragjik në Kavajë, humb jetën këmbësori

9:47

Kikia: SPAK nën drejtimin e Brahos është...

9:40

“Shqipëria, vend me korrupsion galopant”, Kaziaj: SPAK...

9:29

Alibeaj: Puna e SPAK e shkëlqyer, profesionistë...

9:25

Aksioni i fundit i SPAK, Petraj: Sekuestrimet...

9:14

Trump: Nuk kam asnjë nxitim për marrëveshjen,...

8:24

“Negociatat me BE-në në ritmin e duhur”,...

8:09

Deputetët e PD bllokojnë foltoren e Kuvendit,...

7:59

Ministri izraelit: Po presim dritën jeshile të...

7:46

Zelensky: Kredia e BE do të na...

7:26

Numri i të vdekurve në Gaza shkon...

7:18

Kriza brenda qeverisë britanike, Starmer nën presion...

Më të klikuarat

  • Vanesa komenton takimin me vëllain në Ferma VIP: E kam puthu...
  • Bashkimi i Uranit me Venusin sjell të papritura në dashuri d...
  • Tiranë/ 28- vjeçarja gjendjet e pajetë në apartamentin me qi...
  • Arjan Ndoja dëshmon në gjyqin për atentatin e Shkozetit: Jam...
  • Rama ndan pamjet nga vizita në Greqi: Ditë e ngrohtë në Athi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.