Subscribe

“Brukseli duhet t’i mbështesë reformat e Shqipërisë, dhe jo t’i hedhë poshtë ato”. Kështu e nis shkrimin e tij drejtori i qendrës për bashkëpunim ligjor në Hagë, Willem Van Nieuwkerk, botuar nga prestigjiozja “Financial Times”. Ai thekson se blloku është i përfshirë mes debateve politike për Brexit, emigracionin dhe luftën kundër terrorizmit, dhe mezi e ka vënë re axhendën reformuese që po ndiqet në Republikën e Shqipërisë, e cila në thelb po tregon se rrënjosja dhe rritja e besimit tek sundimi i ligjit, është e mundur ne nje vend qe dikur ishte diktature.

 

“Fatkeqësisht, megjithë rolin e disa eksperteve holandeze, përfshirë dhe atyre të organizatës time ne zhvillimin e këtyre reformave, parlamenti bëri një lëvizje pas, të cilës me sa kuptoj unë, qëndrojnë presionet e politike holandeze. Nuk mundem përveçse të ndiej keqardhje për implikimet ndërkombëtare dhe pasojat e mundshme mbi vetë Shqipërinë”

 

Drejtori i qendrës per bashkëpunim ligjor ne Hage nënvizon se në samitin e fundit të BE-së në Sofje, reformat e Tiranës zyrtare u përshkruan si “të guximshme”, duke nënkuptuar se modeli i Shqipërisë do të funksionojë e do të jetë i suksesshëm. Por një vote kundër e Holandës në mbledhjen e Këshillit në 28-29 Qershor mund ta ngadalësojë ose ta ndalë këtë proces te nisur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *