E shtunë, 31 Tetor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Brukseli paralajmëron Turqinë

Bashkimi Europian shton presionin ndaj Turqisë pas arrestimeve te ditëve te fundit. Nje paralajmërim i forte vjen nga komisioneri per zgjerimin, Johannes Hahn, qe deklaron se bisedimet me Ankaranë per anëtarësimin ne Bashkimin Europian mund te ngrijnë, nëse Turqia shkel ligjin. Duke folur per nje gazete gjermane, Hahn tha se do te kërkohen fakte per te mësuar sesi janë trajtuar personat e ndaluar, pas akuzave per përfshirje ne tentativën per grusht shteti. Nëse ekzistojnë dyshime per keqtrajtim, pasojat do te jene te pashmangshme. Megjithatë, marrëveshja mes BE dhe Turqisë per emigrantet, per te cilën Ankaraja siguron ndihma financiare, nuk është ne rrezik. Fluksi i emigranteve është frenuar, por ne ketë vend gjenden 3 milionë refugjate.

Vazhdo të lexosh

Reklamë