Subscribe

 

Krerët e BE pritet të bien dakord zyrtarisht për të filluar fazën e ardhshme të negociatave të Brexit.

 

Kjo do të thotë se bisedimet mund të kalojnë në marrëdhënie afatgjata midis Britanisë së Madhe dhe BE-së, disa ditë pasi Theresa May pësoi humbjen e saj të parë në Dhomën e Komuniteteve.

 

Raundi tjetër i bisedimeve mbi një periudhë tranzicioni pas largimit të Mbretërisë se Bashkuar , në mars 2019,  mund të fillojë që javën e ardhshme.

 

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker tha se ky proces do të ishte “shumë më i vështirë”.

 

Komisioni Evropian beri të ditur se në fazën e parë është shënuar “përparimi i mjaftueshëm” për të kaluar në diskutimin e një marrëdhënieje të ardhshme, duke përfshirë çështje të tilla si siguria dhe tregtia.

 

Juncker tha se përparësia fillestare e BE ishte të formalizojë marrëveshjen aktuale për çështje të tilla si të drejtat e qytetarëve përpara fillimit të negociatave për një marrëdhënie të ardhshme, pasi Britania të largohet në mars 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *