E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Brukseli: Jo dhunës në Kuvend

Përdorimi i gazit lotsjellës dhe dhuna, nuk kanë vend në institucionet e Kosovës. Këtë qëndrim ka mbajtur zyra e Bashkimit Europian në Prishtinë, një ditë pasi Vetëvendosje hodhi për të dytën herë gaz në ambientet e Kuvendit, teksa shqyrtohej vendosja ose jo për rend dite e marrëveshjes per kufirin me Malin e Zi. “Ne jemi te shqetësuar per keto veprime te dhunshme, pasi i shohim ato si krejtësisht te papranueshme”, – thuhet ne komunikatën e BE-se. Një dite me pare, per shkak te rezistencës dhe përdorimit te gazit lotsjellës, kryesia e kuvendit, u detyrua te shtyje per ne shtator shqyrtimin e demarkacionit ne Parlament.

Vazhdo të lexosh

Reklamë