Subscribe

Njësitë e antiterorit në Bruksel kanë arrestuar personin e tretë të sulmeve të Brukselit, i identifikuar si Faycal Cheffou, një gazetar freelence. Prokuroret belg njoftuan se ai është ndaluar ditën e enjte, pasi ishte identifikuar nga taksisti, i cili i transportoi nga shtëpia ne aeroport. Tashmë gazetari po përballet me akuzat për terrorizëm. Gjatë kontrolleve në shtëpinë e tij, nuk janë gjetur armë apo lëndë shpërthyese. Policia ka saktësuar se Naxhim Lashraui i identifikuar një ditë më parë është personi në të majtë të kësaj fotoje, ndërsa në qendër, Brahim El Brakraui, në prej vëllezërve kamikaz. Tjetri, Khalid El Bakraui, hodhi veten në erë në sulmin e metrosë. Ndërsa hetimet vijojnë, në 48 orët e fundit janë ndaluar 12 persona, 9 prej të cilëve në Belgjikë, dy në Gjermani dhe një në Francë, ndonëse një pjese e tyre pas marrjen në pyetje janë lënë të lirë. Ndërkohë mediat, bazuar dhe në burime zyrtare, raportojnë se ka të dhëna që truri i të gjitha sulmeve edhe në Paris edhe në Bruksel të jetë Khalid Zekrani. Ky i fundit është arrestuar nga policia. Ai është akuzuar për krijimin e një baze xhihadistësh në Molenbek dhe është dënuar me 12 vjet heqje lirie. Sipas policisë, ai është rekrutuesi i Abdehamit Abaud, një prej personave kryesor në sulmet e Parisit  dhe Naxhim Lashraui, kamikazit të dytë të konfirmuar zyrtarisht përmes ADN-së të premten. Ndërsa Abaud, është një nga personat që kishte rekrutuar Abeslam. Ky i fundit deklaroi në polici se roli i tij në sulmet e Parisit ka qene dytësor. Ai ka refuzuar të japë informacione te tjera. Ndërkohë, Reuters në një analize thekson se dy vëllezërit kamikazë, El Bakraui, mund të jenë radikalizuar në burg. Ata më parë janë arrestuar për armëmbajtje dhe nuk kanë qenë në listën e të dyshuarve për terrorizëm. Kjo mund të ketë sjellë dhe dështimin e inteligjencies belge, e cila gjurmon më tepër persona të njohur si muslimanë radikalë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *