Një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav u bëri thirrje partive politike që sa më shpejt të formojnë institucionet e reja.
“Sigurisht shpresa jonë është që Kuvendi të konstituohet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe shpresojmë që të ketë një qeveri me mandat të plotë sa më shpejt që të jetë e mundur”, u shpreh Ambasadori.
Aktgjykimi i plotë i Kushtetueses ende nuk është publikuar dhe vetëm pas këtij hapi nis afati 12-ditor për konstituimin e Kuvendit, i cili ka ngecur në zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb.
Gjykata më e lartë në Kosovë e mori këtë vendim pas ankesës së Listës Serbe, lidhur me votimin ndaras të kandidatëve për nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e pakicave.
Pavarësisht se zgjedhjet janë mbajtur në shkurt, Kosova vazhdon të mos i ketë institucionet e reja.





