Bashkimi Europian ka dënuar rëndë veprimet provokuese turke pas nënshkrimit të memorandumit detar me Tripolin. Zyrtarët e lartë të unionit kanë theksuar se marrëveshja Turqi-Libi shkel të drejtat sovrane të vendeve specifike: ajo shkon kundër Ligjit Ndërkombëtar të Detit dhe nuk mund të shkaktojë veprime juridike.

 

Për më tepër, komisioni evropian qëndron në mbështetje të plotë të Greqisë dhe Qipros. Përfundimet e Këshillit Europian janë mirëpritur nga Athina zyrtare.

 

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha se të drejtat sovrane të Greqisë nuk do të komprometohen nëse Ankaraja kërkon të përdorë çështjen e migrantëve si levë.

 

Duke folur në Bruksel pas deklaratës së Këshillit Evropian që dënon marrëveshjen e kufirit detar Ankara-Tripoli, Mitsotakis nënvizoi se nëse ka pasoja negative për çështjen e migrantëve për shkak të “shantazhit” nga Turqia, atëherë “Greqia nuk do të bëjë kompromisin më të vogël për këto çështje. ”

 

Duke përshëndetur mbështetjen e plotë që mori nga homologët e tij europianë në këshill, Mitsotakis tha se qeveria e tij do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e Greqisë në çfarëdo mënyre që është e përshtatshme.

 

Ai shtoi se Turqia është irrituar sepse është izoluar në mënyrë të dëshpëruar pasi nënshkroi memorandumin e mirëkuptimit me Libinë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *