Një zjarr i madh shkatërroi gjate orëve te natës nje pjese te Institutit te Kriminalistikes ne Bruksel, ku gjenden edhe disa laboratorë shkencore. Persona te paidentifikuar kane çare tre barriera mbrojtëse me nje automjet dhe kane mundur t’i afrohen ndërtesës, se cilës i kane vene zjarrin. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person te lënduar nga kjo ngjarje. 30 zjarrfikës u angazhuan per shuarjen e flakeve qe shkaktuan dëme te mëdha materiale. Sipas zyrës se prokurorit belg, synimi i zjarrvenies ka qene zhdukja e provave mjeko-ligjore ne disa dosje kriminale. Policia po e trajton kete si një ngjarje kriminale dhe jo si rast te lidhur me terrorizmin. Pas zjarrvenies eshte dëgjuar edhe nje shpërthim, por ai mund te jete shkaktuar nga materialet qe gjendeshin ne ndërtese. Dy persona jane marre ne pyetje ne lidhje me ngjarjen, por nuk jane te dyshuar si autore te saj.
Belgjika ndodhet ne gjendje gatishmërie qe nga sulmet terroriste te 22 marsit ne aeroportin e Brukselit dhe ne nje stacion te metrose se qytetit, nga te cilat gjeten vdekjen 32 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *