Subscribe

Serbia dhe Kosova vendosën në Bruksel hapjen e një epoke të re të bisedimeve dhe zbatimin pa vonesë të marrëveshjeve të arritura deri më tani mes dy vendeve. Shefja e politikës së jashtme e BE-së, Frederika Mogrini, ndërmjetësoi takimin mes presidentit te Kosovës Hashim Thaçin dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiç, me qëllim vazhdimin e dialogut.

 

Në një deklaratë për mediat pas takimit, Mogerini u shpreh se dy presidentët u pajtuan të punojnë për normalizimin e marrëdhënieve. Ajo konfirmoi përkushtimin e BE-së për ardhmërinë evropiane të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

 

Pas takimit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se periudha e re e bisedimeve do ta çojë vendin drejt pajtimit mes dy vendeve.

 

Ndërsa presidenti i Serbisë, Alesksandër Vuçiç u shpreh se bisedimet ishin të frytshme. Ai nënvizoi se do të vazhdoje te jete i angazhuar për të çuar para dialogun.

 

Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së ishin pezulluar për një kohë të gjatë, për shkak të zgjedhjeve presidenciale serbe që u mbajtën më 2 prill, por edhe për shkak të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *