Subscribe

Nje ore pas shpërthimeve ne aeroportin e Brukselit, kryeqyteti u trondit nga dy shpërthime te tjera, qe goditen kësaj here sistemin e metrosë. Behet fjale per dy stacione njeri prej te cilëve, shume pranë institucioneve te Bashkimit Europian. Sipas informacioneve ende te pakonfirmuara, flitet per te paktën 15 te vdekur dhe 1o te plagosur, disa ne gjendje te rende. Gjithashtu raportohet  per shpërthime te tjera me te vogla, qe besohet te kenë qene te kontrolluara. Pas këtyre ngjarjeve pasagjeret u evakuuan dhe sistemi i metrosë u mbyll. Autoritetet belge mbyllen kufirin me Holandën dhe ate me Francën. Po kështu lëvizjet e trenave te shpejtësisë se madhe mes Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë jane pezulluar. Ne gatishmëri jane edhe Franca e Britania. Ndonëse asnjë grup nuk ka marre pergjegjesine per sulmet e kësaj te marte, besohet qe pas tyre te jete shteti islamik pasi mbështetës te tij kane nguruar te shprehin ne internet kenaqesine per ngjarjet e sotme.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *