Subscribe

Ne kohen kur Rusia ka rritur aktivitetin ushtarak prane kufijve te NATO-s dhe sfida e sigurisë ne Siri e lufta kundër ISIS mbeten shqetësim per shume vende, ministrat e Mbrojtjes se shteteve anëtare te Aleancës se Atlantikut Verior jane mbledhur ne nje ministerial dyditor ne Bruksel. Përballe shqetësimeve te sigurisë edhe Shqipëria vazhdon te kete rolin e saj. Nga Brukseli, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli deklaroi per Vizion Plus se  vendi yne vazhdon te jape kontribut ne frontin e lindjes dhe te jugut dhe ka shprehur angazhim per te qene pjese e misionit ne detin Egje ne përgjigje te krizes se emigranteve.

“Shqipëria ka identifikuar kapacitete në dispozicion të saj dhe pritet t’i bashkëngjitet me personel ushtarak grup-batalionit të udhëhequr nga Kanadaja, në Letoni. Vendi ynë do të vijojë bashkëpunimin me vendet pjesëmarrëse në këtë forcë në veçanti me Kanadanë dhe Letoninë si vende udhëheqëse dhe pritëse respektivisht, për të specifikuar detajet dhe elementët kryesorë të kontributit tonë.”

Ne diten e pare te ministerialit, vendet aleate diskutuan per rreziqet me te cilat përballen dhe morën vendime mbi forcimin e mbrojtjes kolektive të NATO-s. Ata shqyrtuan zbatimin e vendimeve të Samitit të Varshavës, në veçanti mbi vendosjen e katër grup-batalioneve në vendet baltike dhe në Poloni dhe deklaruan kontributet e tyre për pjesëmarrje me forca ushtarake. Ndërkaq, gjate qëndrimit ne Bruksel Kodheli zhvilloi një takim trepalësh me homologun e saj kanadez, Harjit Singh Sajjan dhe atë letonez Raimonds Bergmanis. Ministrat ndanë mendimin se vendosja e forcës së përparuar të NATO-s në lindje, është një tregues i solidaritetit, unitetit dhe kohezionit të Aleancës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *