Debati mbi planin e ri francez për zgjerimin e unionit nuk është finalizuar me asnjë vendim, por ministrant e Jashtëm në Bruksel diskutuan gjatë mbi pasojat që ai mund të sjellë në të ardhmen e Bashkimit Europian.

 

Megjithë diferencat në takim, ministrat ishin në një mendje përsa i takon nevojes për reforma konkrete para negociatave.

 

TYTTI TUPPURAINEN

MINISTRE PER CESHTJET EUROPIANE, FINLANDE

“Ne patëm një diskutim shumë të mirë, të frytshëm për politikën e zgjerimit, gjendjen e lojës dhe diskutimin se si të ecim përpara. Ne nuk kemi paraqitur ndonjë përfundim me shkrim; ideja është të dërgojmë një mesazh të qartë të angazhimit tonë ndaj politikës së zgjerimit dhe angazhimit tonë ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sigurisht ritheksuam nevojën për vazhdimin e reformave dhe vendet antare do të diskutojnë për hapat e ardhshëm që do të marrim në pranverë.”

 

E pyetur nëse metodologjia e propozuar nga franca është produktive per zgjerimin, ministrja finlandeze shpjegoi se dyshimet nuk mungojnë.

“Ne mirëpresim të gjitha propozimet e vendeve antare, kjo ndihmon në vijimin e procesit. Por ne sot nuk diskutuam me saktësi mbi propozimin e Francës. Ne patëm një tryezë të rrumbullakët ku diskutuam për situatën ku ndodhemi sot, sigurisht edhe për propozimin e Francës. Kishte vende të cilat e mbështesin atë, por edhe vende të cilat shprehën dyshimet e tyre. Prandaj ne jemi në pritje të nisjes se punës së Komisionit të Ri së shpejti dhe më pas Komisioni do të vendosë për hapat e ardhshem që do të ndjekim për politikën e zgjerimit”

 

Ministrja për Çështjet Europiane e Finlandës nuk pranoi të tregojë se cilat ishin ato shtete që e quajne te papranueshem propozimin e francës.

 

“Ne nuk votuam mbi propozimin e francës. Ne diskutuam në përgjithësi për çështjen e zgjerimit dhe prespektivën europiane të Ballkanit Perëndimor.”

 

Më herët gjatë ditës shtatë shtete europiane i kërkuan presidentit të Këshillit Europian Zhan Klod Junker që të deri ne janar 2020 të ketë propozime konkrete për integrimin për të mundësuar hapjen e negociatave në mars të vitit tjetër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *