Bashkimi Europian përsërit apelin per zbatimin e reformës ne drejtësi. Dy eurodeputet Knut Flekenshtajn dhe Eduard Kukan gjate nje takimi ne Bruksel me ministren e integrimit Klajda Gjosha kërkuan qe kjo reforme te jape rezultate te prekshme per qytetaret. Duke vlerësuar miratimin me konsensus te reformës, ata inkurajuan Shqipërinë te ece përpara me procesin e integrimit, ndërsa nënvizuan se ky moment pozitiv duhet përdorur në funksion të së ardhmes europiane. Ministrja Gjosha deklaroi vendosmërinë per zbatimin e reformës dhe theksoi se dialogu politik konstruktiv i shërben procesit te integrimit. Sipas saj, ky dialog dhe vullnet pozitiv i treguar për reformën në drejtësi, është i domosdoshëm të vazhdojë edhe me ligjet e tjera që duhet të miratohen, pasi u shërben palëve politike dhe të ardhmes së vendit. Gjosha tha se Shqipëria meriton një raport pozitiv nga Komisioni Europian dhe se marrja e rekomandimit per hapjen e negociatave te anëtarësimit do të ishte shtysa me e mire për të vazhduar rrugën e reformave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *