E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Bruksel, Gjonaj takon komisioneren Jourova

Ministrja e drejtësisë, Etilda Gjonaj ka takuar ne Bruksel komisioneren Vera Jourova, e cila e ka vlerësuar reformën ne drejtësi si revolucionare dhe shume te guximshme. Komisionerja Jourova shprehu bindjen se kjo reforme do te mbetet një ngjarje historike ne zhvillimin e Shqipërisë. Ajo e siguroi ministren Gjonaj per mbështetjen e Komisionit Europian ne zbatimin e reformës, si dhe e inkurajoi ate per te ecur me ritme sa me te shpejta ne ketë drejtim. Ministrja Gjonaj ne përgjigje te interesimit te komisioneres, foli per mënyrën se si institucionet e reja te drejtësisë do te jene te pavarura nga ndikimi i politikes, kjo si rezultat i mekanizmave te ngritura, qe garantojnë pavarësinë e organeve te reja.

Vazhdo të lexosh

Reklamë