Subscribe

Pas arrestimit te Mohamed Abrinit, personit te fundit qe kërkohej per sulmet e Parisit, hetuesit belg po përpiqen te zbulojnë nese është ai njeriu misterioz me kapele, qe u përfshi ne shpërthimet ne aeroportin e Zaventemit. Abrini besohet te ketë luajtur rol kyç ne organizimin e masakrave ne France. Qe prej pasdites se djeshme,  policia ka kryer disa aksione ne Bruksel, ku janë arrestuar 6 persona. Gjate ditës se sotme rreth 50 agjente te policisë u përqendruan ne zonën Etterbek te Brukselit dhe sipas raportimeve ne media, nje pjese e banoreve jane evakuuar. Arrestimet e fundit shënojnë nje hap te rendesishem ne hetimin e celulës xhihadiste, qe kreu masakrat ne Paris dhe Bruksel. Një prej personave qe përfunduan ne pranga ishte Osama Krayem nga Suedia, bashkëpunëtori i kamikazit qe shpërtheu veten ne metronë e Brukselit. Një mesazh i tij ne FB ka ndihmuar ne ketë arrestim. Duke përdorur nje pasaporte false siriane me emrin Naim Al Ahmed, ai besohet te jete kthyer nga Siria ne muajin shtator, ne një anije me emigrante, duke kaluar ne Greqi.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *