E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Bruce Willis mbush 70-vjeç, Demi Moore feston ditëlindjen e ish-bashkëshortit: Të duam

Bruce Willis mbushi 70 vjeç dhe sigurisht mes atyre që i uruan ditëlindjen ishte edhe ish-bashkëshortja e tij, Demi Moore . Dy aktorët kanë qenë të martuar nga viti 1987 deri në vitin 2000 dhe kanë një marrëdhënie të shkëlqyer edhe sot e kësaj dite.

Edhe në luftën e tij me afazinë dhe demencën frontotemporale, me të cilën u diagnostikua në vitin 2021, Demi Moore kujdeset të jetë pranë tij, duke ndarë shpesh me fansat pamjet e momenteve që kalon me aktorin.

Me rastin e ditëlindjes së tij, Demi Moore ka bërë një postim në llogarinë personale në Instagram, ku ka publikuar disa foto familjare me ta dhe vajzat që kanë së bashku.

Ish-çifti ka tre fëmijë, Scout, Ramer dhe Tallulah. Në dy nga fotot, Bruce Willis shihet duke përqafuar nipërit e tij. Në mbishkrimin që shoqëron postimin e saj, Demi Moore ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen Bruce Willis. Ne të duam.”

Reklamë

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Demi Moore (@demimoore)

Vazhdo të lexosh

Reklamë