E diel, 8 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Broja mahnit Anglinë, gol spektakolar kundër West Ham

Djaloshi i artë I futbollist shqiptar, Armando Broja vazhdon të tregoje klas  dhe gola në Angli.

 

Sulmuesi shqiptar udhëhoqi Sauthampton drejt kualifikimit për në  cerekfinalet e Kupës së Federatës në Angli në një fitore 3 me 1 kundër Uest Ham.

 

Reklamë

Ndonëse u fut në fushën e lojës në startin e pjesës së dytë, Broja u bë protagonist i madh në një moment jo të mirë të skuadrës së tij e cila pësoi golin e barazimit në minutën e 60 nga ekipi mik.

 

Mirëpo 9 minuta më vonë, teksa bëri një kontroll të bukur të topit në zonë dhe po bëj gati të gjuatje, lojtari shqiptar u pengua me faull, ndonëse ishte sistemi VAR që konfirmoi penalltinë.

 

Nga pika e bardhe avantazhin momental 2 me 1 skuadrës së Sauthempton ia dha Word Prous.

 

Mirëpo në minutën e 95, sulmuesi kuqezi u ngjit vetë në katedër, duke realizuar një gol të mrekullueshëm, nga levizjet e të cilit si dhe ekzekutimi, të jepte përshtypjen e një sulmuesi kalibri, të nivelit botëror.

 

Në fakt Broja po rritet me hapa të mëdhenj dhe nuk është cudi që shumë shpejt ti kapërcej kufijte e të qenit protagonist me skuadra mesatare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë