E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Broja fantastik/ Gol në fitoren e madhe kundër Tottenham

Armando Broja është një realitet i bukur shqiptar në një nga kampiontatet me të forta të botës.

 

Sulmuesi kuqezi ishte protagonist në fitoren 3 me 2 të Sauthempton në Londër kundër Tottenham. Një sukses i madh në një ndeshje shumë të bukur e nisur menjehere mjaft mirë për londinezet që kaluan në avantazh që në minute e  18.

 

Reklamë

Mirëpo një gol I bukur I Armando Brojes pas një gjuatje të saktë në zonë ekuilibroi rezultatin dhe I dha futbollistit shqiptar golin e 6 sezonal në Premier League.

 

Pak caste më vonë Broja pati një shans të madh për të shënuar por gjuajti jashtë në një pozicion të priret.Në 20 minutat e fundit të ndeshjes ndodhi gjithcka.Tottenham shënoi golin e avantazhit paraprak në minuitëne  70 me ane te Son.

 

Me pas Broja humbi një tjetër rast të shkelqyer për miqtë,  mirëpo “shenjtoret” korigjuan shenjestren dhe bënë një përmbysje të madhe duke shënuar dy herë në të 79 dhe 82 me Eljonusin dhe Adams.Totenham mbetet 4 pikë larg zonës champions nme këtë humbje, ndërsa Broja dhe Sauthempton blindojnë mesin e artë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë