Subscribe

Kryeministrja serbe i është pergjigjur presidentit Ilir Meta qe beri thirrje ne samitin e Bosnjes per njohjen e Kosoves.

Ana Brnabic duke iu drejtuar kreut te shtetit shqiptar, u shpreh se procesi i bashkëpunimit në Evropën Juglindore nuk e njeh Republikën e Kosovës dhe se nuk ka vend për provokime të tilla.

 

ANA BRNABIC 

 

KRYEMINISTRE E SERBISE

 

Unë propozoj që për hir të stabilitetit rajonal dhe të bashkëpunimit, si dhe respektit për njëri-tjetrin të mos përdorim asnjë provokim si ato të përdorura nga presidenti shqiptar meta.

 

Shefja e qeverisë serbe shtoi se Kosova po e pengon bashkëpunimin rajonal me vendimet që ka ndërmarrë muajt e fundit.

 

ANA BRNABIĆ 

KRYEMINISTRE E SERBISE

 

Edhe mua më vjen keq që përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme në Prishtinë nuk janë këtu me ne, por kjo nuk tregon asgjë më shumë se si Prishtina aktualisht e shikon bashkëpunimin rajonal. Ky është vetëm hapi i fundit në serinë e hapave që Prishtina ka përdorur që nga nëntori i vitit të kaluar, gjë që na bën të qartë se sa Prishtina ka interes për bashkëpunimin rajonal.

 

Në samitin, i cili po mbahet në Jahorinë te Bosnjes, marrin pjesë anëtarët e presidencës së BeH-së presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, presidenti malazez Milo Gjukanoviç, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski si dhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Ne takim jane edhe kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, kryeministri bullgar Bojko Borisov, përfaqësues të Kroacisë, Rumanisë, Greqisë, Moldavisë dhe Sllovenisë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *