Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka deklaruar se fokusi i qeverisë së re do të jetë dialogu.

“Vazhdimi i dialogut me Prishtinën do të jetë fokusi kryesor, veçanërisht duke marrë parasysh vendimin e fundit të Beogradit për të lejuar lirinë e lëvizjes së automjeteve me targa të lëshuara nga Kosova.”

Duke marrë shkas nga protestat e opozitës e cila kundërshton rezultatin e zgjedhjeve në Beograd Brnabiç kërkoi që të gjitha forcat politike të luajnë rol më konstruktiv.

“Duke pasur parasysh agjendën e gjerë që e pret qeverinë e ardhshme serbe, opozita mund të luajë një rol të rëndësishëm në arritjen e shumë prej këtyre synimeve, nëse do të kishte një qasje më konstruktive. Në fund të fundit, ky është thelbi i demokracisë”.

Ndërkohë nga ana tjetër  i dërguari i BE-së  për dialogun, Miroslav Lajçak do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç javën e ardhshme. Bisedimet do të mbahen në Davos ku të hënën e 15 janarit nis Forumi Ekonomik Botëror./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *