Subscribe

Ndërkohë që Bashkimi Europian po ndërmjetëson dialogun mes Beogradit e Prishtinës, një deklaratë e fortë vjen nga kryeministrja e Serbisë. Ana Brnabic është shprehur se normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve varet krejtësisht nga ajo se çfarë do të ndodhë me serbët në pjesën veriore të vendit, e për të cilët ajo kërkon një lloj autonomie.

 

Në një intervistë për agjencinë Bloomberg, kryeministrja serbe ka thënë se për statusin përfundimtar të Kosovës do të vendoset në fund të rrugëtimit.

 

E pyetur nëse Serbia është e detyruar të zgjedhë midis lidhjeve më të ngushta me Rusinë dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ajo tha se do rreshtohet në krah të Unionit, edhe pse Moska përkrah fuqishëm politiken e Beogradit.

 

Kryeministrja e parë homoseksuale në Evropën Lindore është shprehur se do të vazhdojë rrugën e nisur nga paraardhësi, presidenti Aleksandër Vuçic, për ta anëtarësuar vendin në Bashkimin Europian deri më 2020-en.

 

Por zedhenesja e shefes se diplomacisë europiane i kujton Serbisë se koha e integrimit te vendit varet nga normalizimi i raporteve me Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *