E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Brnabiç: Dialogu i domosdoshëm

Një ditë pas takimit mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe homologut të tij Aleksandër Vuçiç, në Bruksel, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç është shprehur se Serbia ka hyrë në dialog me vizione te qarta dhe siguri.

 

Ajo tha se nisma e presidentit Vuçiç për te nxitur bisedimet është veprim i guximshëm dhe i përgjegjshëm.

 

Reklamë

Gjatë një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë, Brnabiç u shpreh se stabiliteti ne rajonin e Ballkanit është një nga prioritetet kryesore te qeverisë së Serbisë.

 

Një ditë pas takimit në Bruksel mes dy liderëve, Thaçi e Vuçic, BE, përmes zëdhënëses Maja Kocijançiç bëri thirrje që Kosova te formoje sa me pare qeverinë. Sipas zyrtareve te Bashkimit Europian, vendi duhet te avancoje me reformat që lidhen me sundimin e ligjit dhe liberalizimin e vizave.

Më shumë video

Reklamë