Kryeministri britanik Boris Johnson konfirmoi këtë të hënë se do të heqë një sërë rregullash anti-COVID javën e ardhshme, falë vaksinimit të popullatës.

 

Ai premtoi para mediave që nuk do të ketë më pengesa për të bërë seks me njerëz që nuk jetojnë në të njëjtën shtëpi, përqafimet po ashtu nuk do të jenë të ndaluara dhe pushimet do bëhen normalisht.

 

Johnson tha se të dhënat e vaksinimit lejojnë që të hiqen rregullat e bllokimit, pa rrezikun e rritjes së infeksioneve.

 

Shkalla e infeksionit tani është në nivelet më të ulëta që nga shtatori, dhe pranimet në spital vazhdojnë të ulen.

 

35 milionë njerëz kanë marrë të paktën një doze vaksine, dhe 18 milionë janë vaksinuar plotësisht.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *