Britanikët gjenden sërish në udhëkryq pas debateve maratonë në parlament që sugjerojnë një shtyrje të procesit të divorcit me BE.

 

Deputetët kanë votuar në parim pro BREXIT por kundërshtojnë kufizimet kohore të kryeministrit Boris Johnson, me arsyetimin se duhet më shumë kohë për të analizuar marrëveshjen e re.

 

Kreu i ekzekutivit kërkon me ngulm që Britania e Madhe të largohet nga unioni më 31 tetor por BE e kundërshton me forcë largimin pa marrëveshje. Presidenti i këshillit, Donald Tusk i ka kërkuar 27 shteteve anëtare që të miratojnë një shtyrje të divorcit deri në muajin janar.

 

“Pas marrjes së vendimit të kryeministrit Boris Johnson për të ndalur përkohësisht procesin e ratifikimit të Marrëveshjes për Largim, dhe në mënyrë që të anashkalohet një Brexit pa marrëveshje, unë rekomandoj që 27 vendet e BE-së, të miratojnë kërkesën e Mbretërisë së Bashkuar për shtyrje. Për këtë propozoj një procedurë të shkruar”.

 

Ky vendim nuk është mirëpritur nga kryeministri britanik i cili ka deklaruar se procesi duhet medoemos të përfundojë më 31 tetor.

 

 “Ne po pёrballemi me pasiguri edhe mё tё mёdha tani. BE duhet tё vendosë sa më parë, se si do tё reagojë ndaj kёrkesёs sё parlamentit pёr njё shtyrje tё re. Qeveria duhet tё ndjeke drejtimin mё tё pёrgjegjshёm dhe tё pёrshpejtojё pёrgattjet pёr njё rezultat pa marrëveshje. Pushteti pёr ecurinё e mёtejshme duhet tё jetё nё Britaninё e Madhe dhe jo nё Bruksel.”

 

Përmbajtja e marrëveshjes së re me BE prej 110 faqesh pёr Brexit-in iu bё e ditur deputeteve tё hёnёn nё mbrëmje. Shumë parlamentare kërkuan mё shumë kohё pёr ta analizuar pasi sipas tyre ka nevojё pёr diskutime lidhur me qëndrimin mbi tё drejtat e punёmarrёsve, normave pёr mjedisin dhe nё radhё tё parё mbi ҁёshtjen e unionit doganor qё lidhet me problemin e Irlandёs sё Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *