E hënë, 9 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 21 minuta më parë
Bota

Britania sanksionon vajzat e Vladimir Putin

Britania e Madhe ka shtuar vajzat e presidentit rus, Vladimir Putin në listën e sanksioneve.

 

Britania ka thënë se me këtë vendim synon të shënjestrojë përditshmërinë e atyre që janë në rrethin e ngushtë të Putinit. Pas pushtimit rus të Ukrainës, Britania dhe disa vende aleate të Perëndimit kanë vendosur një mori sanksionesh, duke shënjestruar elitat e pasura të Moskës, industritë kyçe dhe qasjen në sistemin financiar ndërkombëtar.

 

Reklamë

Në një përditësim të listës së sanksioneve janë shtuar edhe vajzat e Putinit, Yekaterina Tikhonova dhe Maria Vorontsova. Në listë është përfshirë edhe Yekaterina Vinokurova, vajza e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Të tria janë sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara më herët gjatë javës.

 

“Pakoja jonë e pashembullt e sanksioneve është duke goditur elitën dhe familjet e tyre, si dhe po dëmton ekonominë ruse në nivel që Rusia nuk e ka parë prej rënies së ish-Bashkimit Sovjetik”, ka thënë Sekretarja e Jashtme britanike, Lizz Truss.

 

Britania e Madhe vlerëson se 60 për qind e rezervave valutore ruse janë ngrirë si pasojë e sanksioneve ndërkombëtare. Më 24 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar atë që e konsideron “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

 

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës./R.E.L

Vazhdo të lexosh

Reklamë