E diel, 8 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Britania përgatitet të rihapet/ Johnson: Faleminderit të gjithëve për durimin

Britania e Madhe po përgatitet të rihapet hap pas hapi, duke lehtësuar masat anti-COVID. Kryeministri britanik, Boris Johnson konfirmoi rihapjen e disa aktiviteteve tregtare duke filluar nga 12 prilli, midis të cilëve edhe klubet e natës. Johnson falënderoi të gjithë qytetarët që u treguan të përgjegjshëm dhe që po ndihmojnë në luftimin e virusit.

 

“Faleminderit të gjithëve ju për durimin tuaj. Përpjekjet tuaja po shpërblehen.”

 

Reklamë

Kryeministri britanik konfirmoi se një vendim mbi rinisjen e udhëtimit ndërkombëtar nuk është marrë ende. Ndërsa pasaporta e vaksinimit, sqaroi ai, nuk do t’u kërkohet njerëzve kur shkojnë në dyqane a pube, nga e hëna.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë