E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Britania pas shirave të rrëmbyeshëm, rrezikohet nga uragani

Britania e Madhe prej tre ditësh është nën pushtetin e shirave të rrëmbyeshëm, që kanë sjellë përmbytje të ndryshme në disa zona.

 

Alarmet për përmbytjet janë përhapur në të gjithë vendin ku janë marrë dhe masa sigurie si bllokimin e qarkullimit në disa akse të ndryshme rruge si dhe ndërprerje të transportit hekurudhor.

 

Reklamë

Ndërkohë sipas stacionit meteorologjik në Mbretërine e Bashkuar, pas shirave është parashikuar një uragan që mund të përfshijë vendin. Fundjava duket që do të jetë dhe periudha më e vështirë për Britaninë që mund të goditet nga uragani Lorenzo.

 

Për shkak të përmbytjeve është ndërprerë një pjesë e madhe e transportit hekurudhor, derisa të normalizohet gjendja.

 

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë