E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Britania nis “BREXIT” të mërkurën e ardhshme

Kryeministrja Theresa May do te njoftoje zyrtarisht Bashkimin Europian te mërkurën e ardhshme se Britania po largohet nga unioni. Downing Street informoi se ajo do t’i dërgojë nje letër Këshillit Europian, duke shtuar se negociatat per termat e largimit dhe marrëdhëniet e ardhshme me bllokun, do te nisin sa me shpejt te jete e mundur.

 

Lëvizja zyrtare per BREXIT vjen nëntë muaj pasi britaniket votuan pro largimit nga unioni ne masën 51.9 perqind. Nje zedhenes i BE-se deklaroi se blloku është ne pritje te letrës se Mei. Ne baze te artikullit 50 te Traktatit te Lisbones, bisedimet per largimin dhe marrëdhëniet e ardhshme nuk jane te lejueshme, përpara se Britania te informoje BE-ne se po largohet. Nese gjithçka shkon sipas planit te detajuar te negociatave, ato pritet te zgjasin 2 vjet dhe BREXIT do te kompletohej ne mars te 2019. Perpara se te përdorë Artikullin 50, zonja May do te mbaje gjithashtu nje fjalim te shkurtër ne parlament.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë