Britania e Madhe vazhdon të ketë ritme të larta të përhapjes së Covid 19 dhe në mënyrëtë vecante të viktimave si pasojë e këtij virusi.

Këtë të enjte sipas autoriteteve britanike kanë humbur jetën 881 persona, një mesatare thuajse e njejte me atë të ditëve të fundit.

Tashmë numri total I viktimave në “ishull” ka shkuar në 7978.

Edhe shifrat e të infektuarve të rinj janë shqetësuese pasi kemi 4344 raste të reja në mbarë Britaninë.

Shifrat e përgjithshme të të infektuarve kanë shkuar në mbi 65 mijë.

Për fat të mirë rastet e pacienteve që janë në gjëndje kritike janë me të ulëta si mesatare në raport me disa vende të tjera, jo më shumë se 1600.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *