E diel, 8 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Britania me sytë nga Ballkani

Edhe pse Britania është ne pritje te nisjes zyrtare te negociatave per largimin nga Bashkimi Europian, vëmendja e saj per Ballkanin Perëndimor mbetet maksimale. Nje fakt i tille është konfirmuar nga kryeministrja Tereza May, e cila njoftoi se samiti i vendeve te Ballkanit Perëndimor per vitin 2018 do te zhvillohet ne Londër, pas takimit te këtij viti ne Rome. May i ka kërkuar udhëheqësve te bllokut te bëjnë me shume per te mos e lëne rajonin nen ndikimin rus.

 

Rreziku rus ne Ballkan e ka detyruar edhe vete euroskeptikun Zhan Klod Junker te beje deklarata pro integrimit te shpejte te vendeve te rajonit tone. Junker u shpreh ne samitin e liderëve te BE-se se perspektiva e Ballkanit është e qarte, anëtarësimi ne Union, edhe pse vete kreu i Komisionit Europian kishte deklaruar se nuk do te ketë anëtarësime te reja deri ne vitin 2020.

 

Reklamë

Edhe presidenti i rizgjedhur per nje mandat te dyte ne krye te Këshillit Europian, Donald Tusk, shprehu shqetësim per rritjen e ndikimit rus ne Ballkan, duke theksuar nevojën per te bere me shume. Sipas tij, situata e brishte e politikes se brendshme ne disa vende ballkanike, shoqëruar me rritjen e influencës se Moskës, mund te sjelle përshkallëzime dhe tensione ne Ballkan.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë