E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Britania me numrin më madh të viktimave sot në Europë

Ministria e Shëndetësisë në Britani ka korigjuar shifrat e kalkuluara në mediat vendase këtë të martë ( sidomos The Guardian) lidhur me shifrat e përhapjes dhe vdekshmërisë nga Covid 19.

786 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në të gjithë Britaninë e Madhe. Kjo është shifra me e lartë në Europë përfshirë edhe Spanjën me 743 viktima.

Totali tani i viktimave në “ishull” ka shkuar në 6159.

Edhe shifrat e të infektuarve po përhapen me ritme të larta. Rreth 4 mijë ishin rastet e reja këtë të martë në Britani për një total tani prej 55 mijë të infektuarish.

Në mesin e të infektuarve dhe të shtruarve në spital është edhe kryeministri Boris Johnson I cili ndodhet në gjëndje të stabilizuar edhe pse në terapi intensive.

Vazhdo të lexosh

Reklamë