E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Britania me kryeministre femër

Për herë të dytë në historinë e saj, Britania e Madhe do të ketë një femër si kryeministre. Në garën brenda Partisë Konservatore për të pasuar Kameron, kanë mbetur dy gra. Bëhet fjalë për Tereza Mei, e cila ka mbajtur postin e sekretares për punët e brendshme dhe që është mbështetur me 199 vota, e cila do të përballet me ministren e energjisë Andrea Leadsom. Kjo e fundit mori 84 vota. Të dyja kandidatet do të përballen në votimin e 9 shtatorit që do të mbahet në Partinë Konservatore. Ajo që mbetet e sigurt është fakti se në krye të qeverisë do të jetë një femër, e dyta në historia pas zonjës se hekurt Margaret Theçer.

Vazhdo të lexosh

Reklamë