E diel, 8 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Britania kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan

Britania e Madhe është kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan, dhe thekson faktin se Kosova dhe Serbia duhet ta zgjidhin problemin me njohje reciproke.

 

Sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Jashtme britanike, normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës është vendimtar për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e të dyja vendeve dhe rajonit më të gjerë.

 

Reklamë

Ndër të tjerë ai ka thënë se qeveria britanike beson se kjo duhet të ndodhë në bazë të njohjes së shteteve të pavarura sovrane brenda kufijve të tyre të tanishëm.

 

Në këtë mënyrë, ai përsëriti qëndrimin e Londrës, i cili u bë publik qysh në fillim të gushtit, kur Ambasada Britanike në Prishtinë, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, tha se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është vendimtar për sigurinë dhe stabilitetin e dy vendeve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë