E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 57 minuta më parë
Bota

Britania kërkon shtyerjen e afatit për daljen nga BE

Kryeministrja britanike Theresa May ka kërkuar sërish që të shtyhet afati në lidhje me daljen e Britanisë me tre muaj, deri më 30 qershor.

 

Dalja e Britanisë nga BE-ja është parashikuar të ndodhë më 29 mars, por parlamenti nuk ka qenë në gjendje pas disa procesesh votimi të bjerë dakord mbi kushtet e largimit të vendit. Ligjvënësit kanë debatuar rreth hollësive të kalimit të përditshëm në kufirin mes Irlandës anëtare të BE-së dhe asaj pjese të Irlandës së Veriut që kontrollohet nga Londra, së bashku me çështje të tregtisë.

 

Reklamë

Çdo shtyrje e afatit për daljen nga BE-ja ka nevojë për miratimin e të gjitha vendeve anëtare, që pritet të zhvillojnë një takim të enjten në Bruksel. Bisedimet e Britanisë me BE-në kanë zgjatur më shumë se dy vjet.

 

Ndërkohë që presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker tha të mërkurën se BE-ja nuk është e hapur për negociata të mëtejshme mbi daljen e Britanisë nga blloku dhe nuk ka gjasa të vendosë këtë javë nëse do t’i mundësojë Britanisë një shtyrje të afatit për daljen, e parashikuar të ndodhë më 29 mars.

Vazhdo të lexosh

Reklamë