Britania ka votuar “pro” daljes nga Bashkimi Europian. Rezultatet e referendumit te se enjtes kane dhene goditjen me te madhe te projektit Europian per bashkimin e madh qe pas Luftes se Dyte Boterore
Tregjet financiare botërore jane tronditur teksa rezultatet flasin qe rreth 52% e votuesve kane vendosur ti largohen Europes. Votimi ka krijuar goditjen me te madhe financiare globale që prej krizës ekonomike të vitit 2008, këtë herë me normat e interesit në mbarë botën jane tashmë në ose afër zeros, duke detyruar politikëbërësit te ndertojne mjetet për ta luftuar atë.
Paundi pësoi renien e tij më të madhe në histori, duke u zhytur ne më shumë se 10 për qind kundrejt dollarit, niveli me i ulet historik qe pas 1985.
E ardhmja e Kryeministrit David Cameron – i cili e parashikoi si katastrofike per fatet e kombit daljen nga BE – tashme eshte ne pikepyetje.
Sekretari i Jashtëm Philip Hammond tha se Cameron do të qëndrojë në detyre, megjithatë: “Ajo që vendi ka nevojë tani është sensi i vazhdimësisë dhe stabilitetit.”
Renian e Euros me më shumë se 3 për qind kundrejt dollarit si pasoje e ndikimit te votës Brexit do të sjelle nje dëm më të gjerë ekonomik dhe politik në bllokun më të madh tregtar në botë, i zhveshur tashme nga ekonomia e dytë më e madhe.
“Ne jemi në territorin e panjohur”, u tha gazetareve një ndihmës që punon në zyrën e Cameron.
Banka e Anglisë ka deklaruar se do të marrë të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar stabilitetin monetar dhe financiar. Politikëbërësit Globale kane përgatitur gjithashtu nje plan masash per te ruajtur stabilitetin ne treg, me Ministri Japonez te Financave Taro Aso I cili premton “përgjigje sipas nevojës” në tregun monetar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *