E hënë, 9 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Britania: “Forca e Ligjit” rezultate inkurajuese, ecni përpara

Drejtori i  Policisë së Shtetit Ardi Veliu zhvilloi një takim me një delegacion të Ministrisë së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, kryesuar nga Sekretari i Përhershëm i Ministrisë së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar Philip Rutnam, i cili shoqërohej nga Frances Collier Drejtor i Drejtorisë për Evropën, në Departamentin e Krimit të Organizuar, Sarah McAveety Koordinator Rajonal për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda si dhe Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman.

 

Qëllimi i takimit ishte diskutimi mbi bashkëpunimin e deritanishëm si dhe forcimi i mëtejshëm i tij, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave, trafiqeve të paligjshme, krimit kibernetik dhe terrorizmit.

 

Reklamë

Drejtori Veliu ka njohur delegacionin me rezultatet dhe operacionet e fundit të zhvilluara nga Policia e Shtetit si dhe ka vlerësuar marrëdhëniet mjaft të mira mes dy policive.

 

Ardi Veliu

“Bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar është shumë me rëndësi për Policinë e Shtetit. Shkëmbimi në kohë i informacioneve duke hequr disa barriera burokratike, është jetik për luftën kundër krimit të organizuar, krimit ekonomik e financiar dhe terrorizmit. Kemi dhënë prova besueshmërie dhe profesionalizmi gjatë bashkëpunimit me Policinë britanike.Policia e Shtetit është e vendosur për të luftuar krimin e organizuar dhe për të sekuestruar të gjitha asetet dhe llogaritë bankare që janë përfituar nga veprimtari kriminale”.

Ndërkohe Rutman vlerësoj krijimin e Task Forcës “Forca e Ligjit”, si një hap pozitiv dhe në rrugën e duhur. Sipas tij, rezultatet e arritura deri sot nga Task Forca janë domethënëse, pasi mbi 170 të arrestuar për këtë periudhë është një rezultat inkurajues për të ecur përpara.

Po ashtu zyrtari i larte britanik vlerësoj rezultatet e Policisë së Shtetit në tërësi, sidomos kohët e fundit, në drejtim të goditjes së krimit të organizuar dhe krimit në përgjithësi duke premtuar mbështetje me logjistikë e trajnime e asistencë teknike”.

 

Edhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Duncan Norman ka vlerësuar maksimalisht dhe shprehu mbështetjen lidhur me punën e Task Forcës, e cila është prezantuar dhe në Londër.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë