E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Britania e Madhe shpall sot Kryeministrin e ri/ Kush do të pasojë Boris Johnson

(COMBO) This combination of pictures created on July 12, 2022 shows Britain's Foreign Secretary Liz Truss (L) arriving to attend the weekly Cabinet meeting at 10 Downing Street, in London, on April 19, 2022 and Britain's Chancellor of the Exchequer Rishi Sunak leaving the 11 Downing Street, in London, on March 23, 2022. Foreign Secretary Liz Truss and Former Finance minister Rishi Sunak are the final two candidates for the Tory party leadership run-off following a vote on July 20, 2022. (Photo by AFP)

Pasardhësi i Boris Johnson si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar do të zbulohet këtë të hënë. Gara ka qenë e fortë mes Liz Truss dhe Rishi Sunak dhe sot njëri prej tyre do të shpallet lideri i ri i konservatorëve.

 

Fituesi i konkursit të lidershipit do të shpallet në orën 12:30 (lokale) përpara se të marrin detyrën të martën, raporton BBC.

 

Reklamë

Kryeministri i ri trashëgon një ekonomi në rënie, me inflacion në nivelin më të lartë të 40 viteve.

 

Dy kandidatët: ish-ministrja e jashtme, Liz Truss dhe ish-ministri i Financave, Rishi Sunak, prezantuan premtimet e tyre të fundit ku fokusi ishte në zgjidhje e krizës energjetike.

 

Edhe pse nuk dha një detaje konkret në lidhje me masat që do të ndërmarrë, Truss deklaroi se nëse ajo zgjidhet në krye të qeverisë do të ndihmoi qytetarët të përballojnë rritjen e çmimeve të faturat e energjisë.

 

Ish-ministrja e jashtme po ashtu u zotua se do të ulë taksat në mënyrë që qytetarët të kenë me pak detyrime ndaj shtetit për të paguar.

 

Ndërsa Sunak, përsëriti qasjen e tij për ofrimin e mbështetjes së synuar për njerëzit me të ardhura më të ulëta dhe pensionistëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë