E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Britania e Madhe regjistron sot numrin më të ulët të viktimave që prej 29 marsit

Britania e Madhe ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 229 viktima, duke shenjuar numrin më të ulët të vdekjeve që prej 29 marsit. Në total, numri i vdekjeve në Britaninë e Madhe ka arritur në 28,675.

Shëndeti Publik në Angli raportoi 204 vdekje nga COVID-19, në Skoci u shënuan pesë vdekje, ndërsa Uellsi dhe Irlanda Veriore regjistruan përkatësisht 14 dhe 6 viktima.

Shifra më e lartë ditore e viktimave nga koronavirusi eshte shënuar më 22 prill, ku brenda një ditë ne Britani u konfirmuan 1,172 viktima.

Pavarësisht rënies së numrit të rasteve të reja, kryeministri Boris Johnson i ka paralajmëruar njerëzit që mos të përfitojnë nga lehtësimi i masave kufizuese, pasi bota rrezikon të përfshihet nga një valë e dytë infeksioni.

Vazhdo të lexosh

Reklamë