E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Britania e Madhe hap shkollat/ Lehtësohen lëvizjet edhe brenda shteteve të BE

Miliona nxënës në Britaninë e Madhe i janë rikthyer bankave të shkollës këtë të hënë, pas më shumë se 2 muajsh mbyllje. Mësimi nisi për nxënësit e moshave 4-6 vjeç dhe nga 10-11 vjeç.

Vendimi për hapjen e shkollave më 1 qershor, u bë i ditur nga kryeministri Boris Johnson, i cili njoftoi lehtësimin e masave për rikthimin në normalitet. Por rihapja e shkollave në katër rajonet në Britani, Angli, Skoci, Uells, Irlandë e Veriut nuk është mirëpritur nga shumë prindër. Shqetësimet erdhën pas infektimit të një personi në një shkollë verore.

Reklamë

Nga ana tjetër, edhe pse vendi vijon të mbajë në fuqi rregullat e distancimit social, shumë britanikë nuk duken të shqetësuar. Në fundjavë ata u dyndën në masë nëpër plazhet e vendit. 

Nderkohe, Qeveria Gjermane ka bërë të ditur se në 15 qershor, do të heqë kufizimet me 31 vende në kontinentin e vjetër. Në këtë listë do të jetë edhe Britania e Madhe. 

Edhe Italia po bëhet gati të heqë kufizimet për turistët e huaj më 15 qershor. Nga ana tjetër Zvicra i ka bërë thirrje qytetarëve të saj të jenë të kujdesshëm me Italinë, ndërsa kufiri vijon të jetë i mbyllur. Austriakët dhe Gjermanët lejohet të hyjnë në Itali, por qytetarët Italianë e kanë të ndaluar të udhëtojnë në këto vende.

Situata paraqitet ndryshe në Spanjë, vend ii cili ka nisur rreth 1 muaj më parë planin e hapjes graduale. Kryeministri Pedro Sanchez tha se do të kërkojë nga parlamenti zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për 2 javë. 

Vazhdo të lexosh

Reklamë