E martë, 10 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Britania e Madhe do të izolojë të moshuarit mbi 70 vjeç

epa08280073 Health workers wearing protective suits prepare an isolation stretcher to move a patient infected with the novel coronavirus Covid-19 disease from an ambulance to a hospital in Seoul, South Korea, 09 March 2020. With over 7,380 confirmed cases of novel coronavirus, South Korea currently accounts for the highest number of infections outside mainland China. EPA/KIM CHUL-SOO

Britania e Madhe ka planifikuar të fusë në izolim të moshuarit mbi 70 vjeç për t’i mbrojtur nga koronavirusi. Masa është planifikuar të aplikohet në javët e ardhshme, konfirmoi Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock.

 

“Është një kërkesë shumë e madhe për të moshuarit, por mund të realizohet sepse gjithçka bëhet për mbrojtjen e tyre”, tha ai.

 

Reklamë

Vetëizolimi do të thotë që njerëzve u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi pa vizitorë dhe me furnizime jetësore.

 

Hancock tha se një plan është që izolimi i të moshuarve të jetë për 4 muaj, por shtoi se po diskutohet ende për këtë pjesë.

 

“Arsyeja pse masa nuk është zbatuar ende është se kërkohet një kohë e gjatë për të qëndruar në karantinë. Ne do të përcaktojmë më shumë detaje dhe do të diskutojmë sërish.”

 

Qeveria është përballur me presion për të bërë më shumë për të trajtuar pandeminë pasi numri i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar u rrit në 21 të shtunën.

 

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur në 1,140.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë