E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Britania e Madhe, 16 mijë shtëpi të përmbytura

Shirat e rrëmbyeshëm që nisën që prej muajit dhjetor në Britaninë e Madhe kanë shkaktuar përmbytjen e 16 mijë shtëpive. Zonat më të prekura kanë qenë Kubmria, Jorkshajer dhe Lakanshajer. Sipas sekretarit për ambientin në Britani, fundviti i 2015-ës ka qenë më i lagështi në dekadat e fundit. Grupet e emergjencave u kanë ardhur në ndihmë banorëve në zonat e përmbytura, ndërsa qeveria Kameron ka aktivizuar buxhetin prej 2.3 miliardë paundësh, i cili mbahej rezervë në raste përmbytjesh të tilla.

Vazhdo të lexosh

Reklamë