E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:15 Në vijim ora 05:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Britania do të vaksinojë edhe emigrantët e paligjshëm

Emigrantët e paligjshëm që jetojnë në Britani do të kenë të drejtë të vaksinohen kundër COVID-19.

 

Njoftimin e dha këtë të hënë qeveria britanike. Ata që jetojnë në Britani dhe kanë hyrë në vend në mënyrë të paligjshme do t’iu kërkohet të kontaktojnë doktorin e tyre lokal të vaksinohen kur të kenë radhën.

 

Reklamë

“Vaksinat e koronavirusit do t’i jepen çdokujt që jeton në Mbretërinë e Bashkuar falas dhe pavarësisht nga statusi i qëndrimit të tij”, tha një zëdhënëse e qeverisë. 

 

po diskutohet edhe për vaksinimin në vendin e punës për njerëzit nën 50 vjeç.

 

Sipas mediave britanike, 30 milionë britanikë nën moshën 50 vjeç mund të marrin dozën e parë të vaksinës COVID-19 në punë.

 

Ministrat britanikë po diskutojnë idenë, ndërsa bëjnë plane për të mbrojtur të rriturit dhe veçanërisht ata që nuk mund të punojnë nga shtëpia.

 

Qeveria po konsideron dërgimin e ekipeve lëvizëse të vaksinimit në vendet e punës për të vaksinuar punonjësit.

 

Ata që do të kenë përparësi janë punonjësit e urgjencës, mësuesit, shoferët e kamionëve, punëtorët e supermarketeve dhe punonjësit në fabrikat e ushqimit.

 

Britania tashmë u ka dhënë dozën e parë të vaksinës më shumë se 12 milion njerëzve.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë