Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 August 2026
Vizion fokus

Situatë alarmante në Krujë, Lamallari dhe Nufi në terren,...

Arrestohet vrasësi i 20 vjeçarit në Korçë

Situata jashtë kontrollit nga zjarret në Krujë, Bashkia urdhëron...

Prej dy vitesh në kërkim nga SPAK, arrestohet në...

Arrestohet 73 vjeçari në Krujë, akuzohet për zjarrvënie të...

Aksident i trefishtë në Gjirokastër

Përfundon dita e 70-të e protestës, nis marshimi në...

Lamallari në Krujë: Policia ka arrestuar autorin e zjarrvënies...

Irani vendos kushte për rihapjen e Hormuzit

Vrasja e 20 vjeçarit në Korçë, reagon Mitropoliti Anastas:...

Britania do të njohë të dielën shtetin e Palestinës

20 Shtator 21:04

Kryeministri britanik, Keir Starmer ka paralajmëruar një zhvillim të madh diplomatik ditën e nesërme (diel 21 shtator).

Reuters raporton se ditën e nesërme Starmer do të njoftojë njohjen zyrtare të shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar.

Lajmi është raportuar nga prestigjiozja “The Times”, sipas së cilës vendimi i qeverisë britanike do të shoqërohet edhe me një dënim të ashpër ndaj operacionit tokësor të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës.

Ministrja e Jashtme britanike, Yvette Cooper, e ka përshkruar ndërhyrjen ushtarake të Izraelit si “të pamatur dhe të papranueshme”, ndërsa Starmer pritet të deklarojë se kjo ofensivë nuk i lë Britanisë “asnjë alternativë tjetër” përveçse të ecë përpara me njohjen e Palestinës si shtet të pavarur.

Vendimi i Londrës pritet të shkaktojë tensione me aleatët e saj më të ngushtë, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. Presidenti amerikan Donald Trump, ka paralajmëruar se një akt i tillë “do të shihej si shpërblim për mizoritë e Hamasit”.

Duke folur të enjten nga Chequers, Trump tha se kjo ishte një nga “pak pikat e mosmarrëveshjes” që kishte me kryeministrin Starmer.

Në reagimin e tij, Starmer theksoi se Hamasi nuk duhet të ketë asnjë rol në qeverisjen e ardhshme të Gazës, duke shtuar se vendimi i Britanisë nuk minimizon në asnjë mënyrë tmerrin e sulmeve të 7 tetorit në Izrael.

Politika e re britanike do të shpallet zyrtarisht javën e ardhshme në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nga nënpresidenti David Lamy.

Sipas burimeve diplomatike, Franca, Kanadaja dhe Australia janë gjithashtu në përgatitje për të njohur shtetin palestinez, duke sinjalizuar një ndryshim të rëndësishëm në qëndrimin ndërkombëtar ndaj konfliktit izraelito-palestinez.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Britania palestines shteti Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Situatë alarmante në Krujë, Lamallari dhe Nufi në terren, apel banorëve pë evakuim

më shumë...

Situata jashtë kontrollit nga zjarret në Krujë, Bashkia urdhëron evakuimin e banorëve

më shumë...

Prej dy vitesh në kërkim nga SPAK, arrestohet në Palasë i shumëkërkuari (EMRI)

më shumë...

Arrestohet 73 vjeçari në Krujë, akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:38

Situatë alarmante në Krujë, Lamallari dhe Nufi...

11:13

Arrestohet vrasësi i 20 vjeçarit në Korçë

10:54

Situata jashtë kontrollit nga zjarret në Krujë,...

10:47

Çfarë konsumojmë në mbrëmje ndikon drejtpërdrejt në...

10:33

Prej dy vitesh në kërkim nga SPAK,...

10:29

Arrestohet 73 vjeçari në Krujë, akuzohet për...

10:14

A mund të ndikojnë ëndrrat në gjendjen...

9:43

Aksident i trefishtë në Gjirokastër

9:40

Përfundon dita e 70-të e protestës, nis...

9:29

Lamallari në Krujë: Policia ka arrestuar autorin...

9:17

Irani vendos kushte për rihapjen e Hormuzit

8:51

Vrasja e 20 vjeçarit në Korçë, reagon...

8:24

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, makina përplas motorin,...

8:13

Vrasja e 20-vjeçarit, RENEA rrethon varrezat e...

7:59

Dita e 70-të e protestës, qytetarët nisin...

7:34

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, flet banorja:...

7:20

Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori...

7:11

Vrasja në Korçë, FNSH rrethon zonën ku...

6:46

Zjarri në Mallakstër, flakët rrezikojnë banesat në...

6:34

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, policia jep...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori i 20-vjeçarit në K...
  • EMRAT/ Bajri zihet me shokun e burgut, ja kush janë të dënua...
  • Ukraina nuk e njeh shtetin e Kosovës, Zelensky: Qendrimi jon...
  • Ky është 20-vjeçari i ekzekutuar në Korçë! Autori i zuri pri...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.