Britania e Madhe i ka bërë dhuratë qeverisë shqiptare tre makina për transportimin e të burgosurve.

 

Në ceremoninë e marrjes, ishte i pranishëm ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë Norman Duncan, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili si dhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

 

Në fjalën e saj, ministrja Gjonaj shprehu falenderime për qeverinë britanike në lidhje me mbështetjen që I ka dhënë Shqipërisë gjatë ktyre viteve.

 

Gjonaj theksoi se me automjetet e reja të dhuruara nga qeveria britanike do të rritet siguria e transportimit të personave të dënuar nga një institucion në tjetrin.

 

“Këto automjete të dhuruara sot nga Britania e Madhe, do të rrisin sigurinë  për shoqërimin e personave të dënuar, nga një institucion në tjetrin, ose në gjykata duke lehtësuar dhe rritur sigurinë në sistemin e burgjeve. Britania e Madhe dhe Këshilli i Europës na kanë mbështetur në përgatitjen e Master planit 4 vjeçar për sistemin penitenciar, me të cilën hidhen bazat kryesore të institucionalizimit të qëndrimit tonë strategjik mbi ndërhyrjet që do të bëjmë në sistemin penitenciar”

 

Gjonaj tha gjithashtu se mbështetja e Qeverisë Britanike do të vijojë dhe vitin e ardhshëm, ku, sipas saj, do të investohen disa milionë paund në sistemin penitenciar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *