E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Britania çmim tavan për energjinë; prezantohet paketa e masave për krizën

Asnjë familje në Britaninë e Madhe nuk do të paguajë më shumë se 2,500 paund në vit për energjinë dhe gazin në dy vitet ardhshme.

 

Ky është vendimi që qeveria e Liz Tras prenzatoi sot në parlament. Kryeministrja e re ka prezantuar paketën prej 130 miliardë paundësh e cila do tu vijë në ndhmë familjeve por edhe bizneseve për përballimin e krizës energjitike.

 

Reklamë

Truss tha se ky ishte plani dhe premtimi i saj për të frenuar rritjen e çmimeve.

 

LIZ TRUSS

KRYEMINISTRJA E BRITANISË

Unë po njoftoj sot se, ne do të krijojmë një skemë të re me vlerë deri në 40 miliardë paund për të siguruar që firmat që operojnë në tregun e energjisë me shumicë të kenë likuiditetin që u nevojitet për të menaxhuar paqëndrueshmërinë e çmimeve. Kjo do të stabilizojë tregun dhe do të zvogëlojë gjasat që shitësit me pakicë të energjisë të kenë nevojë për mbështetjen tonë siç bënë dimrin e kaluar.

 

Në thelb vendimi ngrin rritjen e çmimit të energjisë. Vendimi hynë në fuqi më 1 tetor ndërsa qeveria britanike do ta siguroje paketën e mbeshtetjes nga një huamarrje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë