Subscribe

Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë fund bashkëpunimit me BE pas 47 vitesh antarësi.

Vetëm një orë para mesnatës BREXIT do të marrë fund dhe do të nisë periudha e tranzicionit që do ti shërbejë bisedimeve mbi marredhënien e re tregtare e do të zgjase deri në fund të këtij viti.

Krerët e institucioneve kryesore të Unionit, në një konferencë për shtyp vlerësuan se asnjë ndarje nuk është pozitive megjithatë BE e respekton vendimin e miqve britanikë.

 

DAVID DASSOLI

 

PRESIDENT I PARLAMENTIT EUROPIAN

 

“Pas më shumë se tre vite punë për këtë cështje kemi kuptuar se sa e bashkuar është Europa. Tregu europian është më i madhi në botë dhe nga nesër do të nisim një diskutim shumë intensiv me Britaninë e Madhe, do të përpiqemi të ndërtojmë marrdhënie të reja interesi dhe miqësie. Jemi në vigjilje të një revolucioni të rëndësishëm digjital dhe kemi përpara sfidat gjeopolitike. Historia nuk mbaron këtu, duhet të përmirësohemi që të bëhemi model për qytetarët e Europës dhe botës.”

 

CHARLS MICHELL

 

PRESIDENT I KESHILLIT EUROPIAN

 

“Sot është një ditë e jashtëzakonshme, kemi ndjenja të përziera, nuk ndihemi të lumtur kur dikush ikën, por po hapim një kapitull të ri, me ambicien që të  ndërtojmë një union më të bashkuar. Ne kemi vlera të forta europiane. Një treg të përbashkët dhe të fuqishëm. Marrdhënia e re me Britaninë do të fokusohet në përgjegjësitë ekonomike, ne si union duam të ruajmë marrdhëniet më të mira të mundshme, jemi të qartë në këtë qëllim.”

 

URSULA VON DER LEYEN

 

PRESIDENTE E KOMISIONIT EUROPIAN

 

“Nuk jemi optimistë dhe as pesimistë por jemi të vendosur. Unioni ynë është bërë një fuqi globale ekonomike dhe fuqia shfaqet në bashkëpunim, 27 vende që mbështeten tek njëri tjetri, punojnë dhe jetojnë bashkë. Sfidat nuk ndryshojnë për shkak të BREXIT. Duam të mbajmë marrdhënien të mirë me Britaninë e Madhe por nuk do të jetë më e mirë se antarësia. Bashkimi bën fuqinë. Eksperienca ishte shumë e vlefshme, nuk e deshëm por e pranuam dhe e respektojmë vendimin.

 

Ndërkohë, shumica e ligjeve të BE do të vazhdojnë të jenë në fuqi deri në fund të dhjetorit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *