Pas 43 vjetësh qëndrimi, Britania nuk do te jete me pjese e Bashkimit Europian. Referendumi qe mbajti te mbërthyer vëmendjen e gjithë botes, vendosi fatin e vendit. Britaniket zgjodhën te braktisin unionin. 52 perqind e tyre mbështeten Brexit, ndërsa 48 perqind votuan per te mbetur ne familjen europiane. Pro daljes votoi Anglia dhe Uellsi, ndërsa Skocia dhe Irlanda e Veriut votuan per qëndrimin. Pak pas shpalljes se rezultatit, kryeministri David Cameron njoftoi nga Downing Street se do te qendroje ne detyre deri ne muajin tetor.

David Cameron : Une besoja se Britania është me e forte, me e sigurte dhe me e mire brenda Bashkimit Europian. Referendumi ishte vetëm per kete, jo per te ardhmen e politikaneve, përfshirë edhe timen. Por britaniket moren nje vendim te qarte per te ndjekur nje tjeter rruge, vendim qe duhet respektuar. Vendi duhet te kete nje lideriship te ri, qe ta çoje ne kete drejtim. Duhet te kemi nje kryeministër te ri me nisjen e konferencës se partisë konservatore ne muajin tetor.

Ndersa ne kampin pro qëndrimit rezultati i referendumit u lexua si katastrofe, drejtuesi i fushatës per daljen e vendit nga unioni, lideri i partisë UKIP e përshëndeti ate, duke e cilësuar si ditën e pavarësisë se vendit.

Nigel Farage: Agimi na solli nje Britani te pavarur. Kjo eshte nje fitore per njerëzit e zakonshëm, per njerëzit e mire. Luftuam kundër bankave te mëdha tregtare, kunder kompanive shumëkombëshe, kunder politikave te mëdha, gënjeshtrave, mashtrimit dhe korrupsionit. 

Pjesëmarrja ne referendum ishte 71 perqind dhe ne kryeqendrën britanike, Londer 60 perqind votuan pro qëndrimit. Megjithatë kryebashkiaku i ri Sadik Khan e sheh rezultatin ne teresi si nje mësim se britaniket nuk jane te kënaqur me BE dhe tashme qytetaret e përçare duhet te bashkohen.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *