Homazhet e organizuara nga ambasada britanike në Tiranë, në kujtim të ushtarëve britanikë të rënë në vendin tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore, “bashkuan” politikën.
Në ceremoninë e përvitshme morën pjesë përfaqësues të PS, si Taulant Balla apo Pandeli Majko, ish-kryetari i PD, Lulzim Basha, deputetja Monika Kryemadhi si edhe deputeti demokrat Belind Këlliçi. Ky i fundit, në një moment shtrëngoi duart me Majkon.
Pjesë e homazheve ishte edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim. Për të nderuar kujtimin e ushtarëve britanikë, ata vendosën kurora me lule pranë memorialit të ngritur në parkun kombëtar të Tiranës.